Liga Profesioniste, më 1 tetor nis zyrtarisht punën

Futboll

Liga Profesioniste, më 1 tetor nis zyrtarisht punën

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:25
Libohova

Liga Profesioniste në futbollin shqiptar do të nizë zyrtarisht funksionimin e saj më 1 tetor 2017. Pikërisht në këtë datë do të bëhet regjistrimi i saj në Gjykatë, ndërsa më 30 të po këtij muaji do të zhvillohet Asambleja e Ligës Profesionistë, e cila do të miratojë strukturën dhe organet e saj drejtuese. Pas kërkesës për anëtarësim, në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në mars të 2018-ës, Liga do të jetë zyrtarisht anëtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.  Hapat që do të ndiqen deri në mbylljen e këtij procesi i shpjegoi zëvendësresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Edvin Libohova.

Libohova sqaroi më tej se Liga Profesioniste do të funksionojë në bazë të statutit që do ta miratojnë vetë anëtarët e saj.

Krijimi i Ligës është një këkesë e kohës që synon të rritë besueshmërinë dhe nivelin e garës në elitën e futbolit shqiptar, teksa kubet do të kenë kenë një rol më të drejtpërdrejtë në manaxhiminin e produktit të tyre dhe të të ardhurave, cka do të minimizonte edhe fenomenet negative apo akuzat reciproke sa i përket funksionimit të garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat