Aubameyang nuk do të largohet nga Dortmundi

Futboll

Aubameyang nuk do të largohet nga Dortmundi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 22:35
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi kryesor, Pierre-Emerick Aubameyang, nuk do të shitet këtë verë nga Borussia Dortmund, ka njoftuar drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, pas dygolëshit të shënuar nga Aubameyang ndaj Milanit.

“Ne kemi vendosur që Auba të qëndrojë të Borussia”, deklaroi drejtuesi gjerman.

Sipas tij, “dritarja për një transfer është e mbyllur, pasi do të na duhej kohë për zëvendësimin e tij”, shkruan AFP.

Pasi shënoi 31 gola sezonin e fundit, shënuesi më i mirë i Bundesligës ka marrë oferta të shumta nga klube të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk u konkretizua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat