Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë: Jam i kënaqur

Futboll

Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë: Jam i kënaqur

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:27
Christian Panucci

Christian Panucci do të zyrtarizohet sot si pëzgjedhës i ri i ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë. 44-vjeçari italian ka mbërritur gjatë mesnatës në Tiranë, ku sot paradite do të takohet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për të mbyllur marrëveshjen dhe firmosur kontratën e re, që do ta lidhë ish-mbrojtësin “azzurr” me kombëtaren kuqezi.

FSHF ka lajmëruar për një konferencë shtypi sot në orën 11:00, ku do të bëhet edhe zyrtarizimi e prezantimit i trajnerit të ri. “Jam i kënaqur që kam mbërritur në Tiranë. Kaq mund t’ju them, për të tjerat flasim sot”, ka thënë Panucci pas mbërritjes në tokën shqiptare. Objektivi kryesor i trajnerit do të jetë kualifikimi i ekipit kombëtar në Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat