Ky ishte formacioni i Trepçës para 39 vjetësh që luajti në finalen Marshall Tito!

Futboll

Ky ishte formacioni i Trepçës para 39 vjetësh që luajti në finalen Marshall Tito!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:57
Pamje nga finalja e vitit 1978, Rijeka-Trepça

Gjeneratat e vjetra e kujtojnë me krenari Trepçën nga Mitrovica, e cila kishte qenë në finalen e Kupës Marshall Tito në futboll në vitin 1978. Trepça u kualifikua në finalen e madhe të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, ku  ishte mposhtur pas 120 minutave me rezultat 1:0 nga skuadra kroate, Rijeka.

Ndeshja ishte luajtur në stadiumin “Marakana” në Beograd, e përcjell nga afër 40 mijë shikues, ndërsa Radoviq kishte shënuar golin e fitores në minutën e 91-të. Mitrovicasit ishin shumë trofeut, por fati nuk i buzëqeshi. Kjo ishte finalja e 30-të e shtetit të shpërbërë apo quhej finalja jubilare. Me një fjalë, kjo ka qenë para 39 vjetësh, duke dëshmuar se Kosova ka pasur traditë të lojës më të popullarizuar në botë.

Rijeka-Trepça      1:0 (0:0, 0:0)

Stadiumi “Marakana” në Beograd.

Shikues: 40.000.

Gjyqtarë: Radmilo Ristiq (Beograd), Ivan Radiq (Solin) e Gjorgje Pavçeviç (Valeva).

Shënues: Radoviq (91')

Kartonat e verdhë: Kustudiç (Rijeka) - Liijak, Ademi, Savoviq, Miletoviq (Trepça).

'Rijeka: Avramoviq, Machin, Hrstiq, Cukrov, Radin, Juriçiç, Durkaliç, Radoviq (Shugar), Kustudiq, Ružzhiq dhe Desnica.

'Trepça: Mutibariq, Ljiljak, Gërboviq, Prekazi, Celina, Miletoviq, Radojeviq (Radeviq), Cimili (Ajeti), Stoliq, Ademi dhe Savoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat