Ja çfarë i uron De Biasi trajnerit të ri të Shqipërisë

Futboll

Ja çfarë i uron De Biasi trajnerit të ri të Shqipërisë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:22
Armando Duka dhe Xhani De Biasi

Pas zyrtarizmit te Kristian Panucit në krye të Kombëtares Shqiptare ka ardhur edhe komenti i pasardhësit të tij, Xhani De Biasi. Në një interviste për SuperSport, De Biasi ka vlerësuar me nota pozitive Panucin, duke u shprehur me këto fjalë:

“Nëse Duka zgjodhi Kristianin, besoj se e ka bërë pasi ka parë tek ai cilësi presa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë.”

De Biasi i uron edhe fat Panucit.

“Personalisht uroj që Panuci ta kualifikoje Shqipërinë në Europianin 2020. Ka dëshire dhe besoj që ka një grup lojtaresh të nivelit të mirë. Kristiani është një person inteligjent dhe më ka thënë që do të vijë të më takojë që të diskutojmë.” – tha ne fund De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat