Morata niset për në Londër, brenda 48 orëve pritet zyrtarizimi te Chelsea?

Futboll

Morata niset për në Londër, brenda 48 orëve pritet zyrtarizimi te Chelsea?

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:28
Alvaro Morata

Alvaro Morata do të jetë lojtar i ri i Chelseat.

Real Madrid dhe londinezët kanë arritur një marrëveshje mes tyre për sulmuesin, raporton Marca.

Madridlenët do të arkëtojnë 80 milionë euro prej shitjes së reprezentuesit spanjoll ndërsa tashmë thuhet se reprezentuesi spanjoll sonte do të arrin në Londër.

Futbollisti pritet që brenda 48 orëve të nënshkruaj me kampionin aktual të Ligës Premier.

Theksojmë se kjo do të bëjë që Antonio Conte të lirohet prej shërbimeve të Diego Costas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat