Emery flet për transferimin e Neymarit në PSG

Futboll

Emery flet për transferimin e Neymarit në PSG

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:07
Nyemar

Unai Emery, trajneri i PSG-së, ka folur për transferimin e mundshëm të Nyemarit nga Barcelona

Trajneri spanjoll, Unai Emery mendon se PSG ka nevojë për një lojtar si Neymar. Ai e ka mirëpritur transferimin e brazilianit në Paris.

"Neymar? Klubi dhe tifozët do të jenë të lumtur që ai të transferohet këtu. PSG duhet të ketë një lojtar në top-5, 6 ose 7 prej më të mirëve në botë. Ky objektiv nuk është i lehtë. Ai mund të vij ... ose edhe ndoshta jo ", ka thënë Emery.

Ai ka bërë të ditur se klubi nga Parisi, përveç Neymarit, është i interesuar edhe në lojtarë të tjerë

" PSG dëshiron lojtarët më të mirë në botë që luajnë në ekipet më të mira në botë si Alexis Sanchez dhe Mbappé”, ka theksuar ai.

Sipas mediave të huaj PSG është i vendosur që ta transferoj Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguaj klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 22 milionë eurove.

Kurse, lojtarit është e gatshme t’i ofroj një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse – 596 mijë funte në javë (673 mijë euro në javë) ose rreth 33 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat