Barcelonës i dështon një transferim

Futboll

Barcelonës i dështon një transferim

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:09
Lionel Messi

Barcelona nuk do të mund që ta transferoj mesfushorin brazilian, Paulinho gjatë kësaj vere

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se Barcelona nuk do ta transferoj Paulinhon nga Guangzhou Evergrande gjatë kësaj vere.

Thuhet se gjiganti nga La Liga do të tentoj që ta transferoj ish anëtarin e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018.

Barcelona ka bërë dy oferta për mesfushorin brazilian por janë refuzuar nga klubi kinez, Guangzhou Evergrande.

Klubit kinez i duhet Paulinho që të luftojnë për titull në Kinë, dhe kjo ka bërë që Barcelona ta shtyjë blerjen për në janar të vitit 2018. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat