Alioski me Leedsin barazuan me skuadrën gjermane

Futboll

Alioski me Leedsin barazuan me skuadrën gjermane

Nga: K. Goca Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:21
Alioski

Skuadrat nga shtetet e ndryshme të botës, përgatiten për edicionin e ri.  Sulmuesi shqiptar, Ezgjan Alioski, që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë, i cili nga Lugano u transferua te skuadra angleze, Leeds, treguan lojë të mirë në miqësore dhe barazuan 1:1 me Monchengladbach-in e Bundesliga I.

Leeds garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë), e cila përgatitet maksimalisht për edicionin e ri, ndërsa zhvillojnë disa ndeshje për të parë formën e tyre. Alioski u paraqit deri në minutën e 63-të, duke dhënë maksimumin për Leedsin. Për Leeds shënoi: Ayling (2’) dhe për rivalin Herrmann (47’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat