Kompany: Lukaku ka aftësi fantastike

Futboll

Kompany: Lukaku ka aftësi fantastike

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 07:39
Vincent Kompany dhe Romelu Lukaku

Vincent Kompany ka folur vetëm fjalë të mira për bashkëkombësin, Romelu Lukaku.

Ky i fundit është transferua te skuadra e Manchester Unitedit prej Evertonit.

Mbrojtësi i Citizens ka pohuar se sulmuesi ka aftësi fantastike dhe se shpreson të ketë sukses.

“Shpresoj se do të luajë mirë dhe jo si vetëm në disa ndeshje të sezonit të kaluar! Gjëja kryesore është se beson që është më i miri në botë”.

“Mënyra se si i qaset çdo seance stërvitore dhe çdo ndeshje është e mrekullueshme. Romelu ka aftësi fantastike”, u shpreh belgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat