Apologjia investigative në futboll

Futboll

Apologjia investigative në futboll

Nga: Fetah Veliu Më: 21 korrik 2017 Në ora: 13:44
Fetah Veliu

Debate

Disa herë më parë jam munduar, si përmes shkrimeve po ashtu edhe përmes debateve publike të elaboroj dhe prezantoj zhvillimet futbollistike në organizim dhe menaxhim të futbollit si në organizatën e futbollit, klubet e futbollit, shkollat e futbollit dhe të vlerave intelektuale dhe profesionale të ekzistimit të kuadrove, teknologëve të futbollit, si dhe të ekzistimit të proceseve trajnuese dhe të metodologjisë didaktike të përdorimit në futboll! Unë edhe kësaj radhe do të bëjë përpjekje që të prezantoj dhe të orientoj opinionin futbolldashës, punëtorët sportiv, drejtuesit e organizatave sportive, të klubeve të futbollit dhe sidomos kuadrot trajnuese, trajnerët e futbollit me vlerat progresiste, evulutive, zhvillimore dhe metodo-didaktike te avancimit të futbollit dhe të proceseve trajnuese në futboll, në kapitujt orientues të zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë:

1. Organizata e futbollit, FFK, duhet të formoj trupat profesionale në organizim dhe menaxhim të futbollit, duke themeluar sidomos sektorin teknik profesional, në përpilimin e strategjisë dhe orientimeve në zhvillimin e futbollit, të menaxhimit e sektorëve organizative në futboll, drejtimin e kuadrove profesionale, në drejtimin e kampeve organizative dhe zhvillimore të futbollistëve të rinj dhe të seleksionimit dhe të drejtimit të seleksioneve përfaqësuese të futbollit në garat ndërkombëtare. 2. Administratën profesionale në arkivimin e dokumentacioneve, të aplikimit të dispozitave statutore dhe të përpilimit të data bazës teknologjike për çdo njësi dhe subjekt futbollistik. 3. Qendrën për shkollim dhe avancim të kuadrove teknik, trajnues në futboll, të trajnerëve, në të cilin do të shkollohen kuadrot e trajnerëve me metodat më bashkëkohore të formimit.

4. Institutin zhvillimor tëe futbollit, i cili do të përpiloj: strategjinë zhvillimore të sjelljes së programeve trajnuese, të proceseve dhe metodave trajnuese në futboll. 5. Klubet e futbollit, duhet të themelojnë sektorin sportiv dhe teknik të saj, duke nënkuptuar, drejtorin sportivë dhe drejtorin teknikë, sektori sportiv do të merret me menaxhimin dhe organizimin sportiv të klubit dhe skuadrës se seniorë elitare. Ndërsa, sektori teknik, do të merret me emërimet e kuadrit teknik në Akademinë e Futbolli, të shkollave të futbollit, në drejtimin e përpilimit të programeve dhe të metodave trajnuese zhvillim të futbollistëve të rinj, nëpër grupmosha të caktuara. 6. Akademinë e futbolli, sektorin organizativ në zhvillimin dhe formimin e futbollistëve elitar, të trajnuar me programe adekuate, procese metodologjike trajnuese adekuate për grupmoshë të caktuar. Akademia, konceptohet me vlerën, programore dhe trajnuese për nivelin e saj bazik shkollor, didaktik të trajnimit periodik pre grupmoshat e caktuara të periudhës zhvillimore prej 6 – 12 vjeçare, dhe te trajnimit profesional të vlerave të formimit dhe të specializimit të futbollistëve elitar, duke vu në përdorim trajnues, vlerat shtesë të programeve, të orarit trajnues, të specifikave individuale trajnuese, të trajtimit shkollor dhe të ushqyerit e të akomodimit trajnues të regjenerimit. Platformë trajnuese profesionale e cila aplikohet në periudhën kohore trajnuese nga 12 gjerë në moshën 18 -vjeçare.

Për realizimin e kësaj apologjie profesionale në futboll, na duhet të instalojmë me prioritet parësor segmentin e duhur të infrastrukturës hapësinor dhe teknik në një organizatë apo klub futbolli dhe po ashtu kuadrin profesional teknik të sektorit administrativ dhe atij sportiv. Për çdo nivel organizativ profesional të paraqitura në 6 kapituj më lartë, na duhet debat të zgjeruar profesional dhe pragmatik te elaborimit dhe prezantimit të dhënave konkrete organizative, menaxhuese dhe të dialektike të aplikimit dhe përdorimit!!!

Autori është trajner futbolli dhe autor i shume librave të futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat