Shkëndijen e priste një mbishkrim në gjuhën shqipe...

Futboll

Shkëndijen e priste një mbishkrim në gjuhën shqipe...

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 21 korrik 2017 Në ora: 16:36
Shkëndijen e priste një mbishkrim në gjuhën shqipe...

Shkëndija ka hasur në një mikpritje të jashtëzakonshme në Helsinki të Finlandës. Madje, skuadra shqiptare as që e kishte pritur se do të mirëpritet ngrohtësisht nga vendasit në stadiumin “Telia Arena” në Helsinki.

Gjatë daljes së lojtarëve të Shkëndijës në fushën e lojës ata i priste një mbishkrim në gjuhën shqipe “Mirë Se Vini”, i cili ishte vendosur në një ekran të madh televiziv.

“Padyshim një gjest i bukur i HJK Helsinkit, por që nuk ishte i vetmi. Besoni se kjo ishte një ndër udhëtimet më të këndshme të Shkëndijës, që realisht këto vitet e fundit ka pasur shumë transferta. Finlandezët u treguan mikpritës shumë të mirë edhe pse dihen qartë kushtet dhe detyrimet e ekipeve në një ndeshje, posaçërisht ato ndërkombëtare.

HJK Helsinki si na priti edhe na përcolli, duke pranuar humbjen me shumë sportivitet edhe përkundër dëshpërimit nga eliminimi”, thonë për Lajm nga Zyra për Marrëdhënie me Publik e KF Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat