Man Unitedi rivalizon Milanin për Sanchesin

Futboll

Man Unitedi rivalizon Milanin për Sanchesin

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 07:45
Renato Sanches

Manchester United ka ringjallur interesimin e tyre për mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches.

Sipas The Guardian, Bayerni e ka bërë mesfushorit portugez të disponueshëm për transferim për 40 milionë funte apo rreth 45 milion euro.

Kjo ka bërë që United të marrë në konsideratë rihapjen e interesave të tyre në reprezentuesin e Portugalisë.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, thuhet se ende është i interesuar ta marrë atë në Old Trafford si një alternativë e mundshme ndaj Eric Dier, të cilin Tottenhami duket se refuzon ta shesë.

Megjithatë, ai mund të përballet me konkurrencë të fortë në gjah për të fituar nënshkrimin e tij.

Gjigantët italianë të Milanit janë gjithashtu të interesuar për Sanchesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat