“Marca”, Neymar arrin marrëveshjen me PSG-në!

Futboll

“Marca”, Neymar arrin marrëveshjen me PSG-në!

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 18:44
Neymar

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, babai i Neymar është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Artero Henrique, për të finalizuar transferimin. Një transferim që do të zyrtarizohet, gjithmonë sipas “Marca”, “kur PSG të depozitojë 222 milionë euro në arkat e Barcelonës, që duket se do të bëhet nëpërmjet sponsorit personal të Qatar”, raporton telesport.

Gazetari i “Sky Sports”, Kaveh Solhekol, ka zbuluar detaje të tjera: “Neymar do të nënshkruajë për gjashtë vite me PSG-në, me 557 mijë euro në javë. Kostoja totale e operacionit do të jetë 392 milionë euro. 218 për klauzolën e prishjes së kontratës dhe 174 për rrogën e lojtarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat