Transferimi “bombë” i Cityt niset për Los Angeles

Futboll

Transferimi “bombë” i Cityt niset për Los Angeles

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 00:49
Benjamin Mendy

Benjamin Mendy është nisur për Los Angeles.

Raportohet se Benjamin Mendy do t’i bashkohet Manchester Cityt nga Monaco për 52 milionë funte dhe vetë lojtari është përkujdesur të tregojë se ka përfunduar pothuajse gjithçka.

Spekulimet i rriti vetë lojtari duke publikuar foto në rrjetet asociale. Ai gjendet në aeroport dhe në pritje të aeroplanit për Los Angeles, për t’iu bashkuar Cityt.

Me transferimin e Mendyt, Guardiola do të forconte shumë mbrojtjen, pikën kryesore që çalonte edicionin e kaluar, pasi deri më tani ka transferuar Walkerin dhe Danilon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat