Mourinho: Bale i pamundur si Ronaldo

Futboll

Mourinho: Bale i pamundur si Ronaldo

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 09:29
Jose Mourinho dhe Gareth Bale

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, rreth Gareth Bales, pasi ermi i uellsiani lidhet shpesh me Djajtë e Kuq.

Tekniku portugez ka thënë se transferimi i yllit të Los Blancos është i pamundur dhe për këtë ai ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm.

“Bale është e njëjta situatë si Ronaldo, është një transferim i pamundur dhe nuk ishte kurrë në listën e objektivave”.

“Besoj është e qartë se Bele e donë Madridin, dëshiron sfidat dhe situatat që po kalon dhe tani te Los Blanocs është një atmosferë shumë e mirë”, ka thënë Special One.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat