Mbappe në Real Madrid për shifër marramendëse

Futboll

Mbappe në Real Madrid për shifër marramendëse

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:14
Kylian Mbappe

E thotë prestigjiozja spanjolle “Marca”. Real Madridi ka arritur një marrëveshje me Monacon lidhur me transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe. Përmes një shume rekord, sulmuesi ndërkombëtar i Francës do të bëhet lojtar i “Los Blancos” dhe do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me kampionët e La Liga-s dhe të Europës në fuqi. Ky do të bëhet transferimi më i shtrenjtë deri më tani, në historinë e futbollit. 180 milionë eurot do të paguhen në këtë mënyrë: 160 si shumë fikse dhe 20 të tjera në bazë të objektivave, edhe pse burime të tjera tregojnë se negociatat e operacionit mund të jenë të mbyllura sipas variantit 150 + 30 milionë. Në çdo rast, shuma totale është 180 milionë euro dhe duket se i jep fund sagës Neymar-PSG, si dhe rrëzon rekordin aktual në këtë drejtim, 105 milionë euro që pagoi Manchester United për të marrë Paul Pogba nga Juventusi, verën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat