Veseli, zëvendëskapiten i Empolit

Futboll

Veseli, zëvendëskapiten i Empolit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:06
Frederik Veseli

Empoli ra në Serie B italiane, mirëpo drejtuesit i kanë idetë e qarta për të ndërtuar ekipin që të ngjitet sa më shpejt në elitën e futbollit. Një prej elementeve, që janë mbajtur me ngulm nga drejtuesit në ekip, është Frederik Veseli. Mbrojtësi i Kombëtares është piketuar nga presidenti dhe drejtuesit si një nga futbollistët, tek i cili do të mbështetet projekti i skuadrës për të ardhmen.

Për këtë, duket se shqiptari ka nisur të marrë edhe gradat. Veseli, në ndeshjet testuese të ekipit italian gjatë përgatitjeve për edicionin e ri, është graduar në rolin e zëvendëskapitenit të Empolit. Futbollisti i Kombëtares po luan si qendërmbrojtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat