Dorëzohet Liverpooli, heq dorë nga Keita

Futboll

Dorëzohet Liverpooli, heq dorë nga Keita

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 20:11
Naby Keita

Klubi anglez nuk do të bëjë më oferta për futbollistin e RB Leipzig.

Dy oferta të Liverpoolit të refuzuara nga Leipzig për yllin e skuadrës Naby Keita.

Në ofertën e dytë Reds kanë ofruar 80 milionë euro për reprezentuesin e Guinesë, por edhe këtë herë kanë marrë përgjigje negative.

Sipas ‘Goal’ kjo ka bërë që drejtuesit e klubit anglez të dorëzohen përfundimisht, duke hequr dorë nga lojtari.

Kësisoj, Keita pritet të luajë edhe këtë sezon me Leipzigun derisa Liverpooli do të tentojë sërish vitin tjetër për ta transferuar atë në Anfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat