Klubi i madh italian fton FC Prishtinën për një ndeshje

Futboll

Klubi i madh italian fton FC Prishtinën për një ndeshje

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:54
Ilustrim

Klubi i madh italian, Genoa CFC, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me FC Prishtinën. Përmes një shkrese dërguar kryetarit tonë, Remzi Ejupit, Genoa CFC ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore futbolli me skuadrën tonë më datë 5 ose 6 gusht.

Me këtë rast, FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat