Shkëndija dhe Skënderbeu mëtojnë rezultate pozitive në Europa League

Futboll

Shkëndija dhe Skënderbeu mëtojnë rezultate pozitive në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Debate

Shkëndija nga Tetova dhe Skënderbeu nga Korça besojnë e shpresojnë se do të kthehen me rezultate të mira nga sfidat e sotme, kundër Trakait përkatësisht Mlada Boleslavës. Shkëndija dhe Skënderbeu, pa dyshim se janë krenaria shqiptare në Europa League në futboll, të cilën mëtojnë të jenë në fazën e grupeve.  Tetovarët kanë ekip të mirë, të cilët do të luftojnë për të nxjerrë rezultat të mirë në Vilnius të Lituanisë, ndaj Trakait. FC Trakai është një ekip shumë e panjohur, por që befasoi në xhiron e kaluar kur eliminoi skuadrën e mirënjohur suedeze, Norrkoping. Shkëndija futet me vëmendje në këtë ndeshje ndaj Trakait. FC Trakai nuk ka traditë, më së miri e dëshmon se janë themeluar 12 vjet më parë përkatësisht në vitin 2005.

Megjithatë, ata befasuan me kalimin në rrethin e tretë, madje mëtojnë të jenë në fazën e  grupeve. Trakai përveç që eliminoi Norrkopingun, kanë shokuar edhe ekipin nga Skocia, St Johnstone, duke e nokautuar në rrethin e parë. Andaj, kur merren të gjitha parasysh këto, faktikisht Shkëndijen do ta presë një ballafaqim shumë i vështirë në takimin që luhet sot në orën 18.30. Trajneri i Shkëndijes, Qatip Osmani, ka parasysh të gjitha, sigurisht se ka studiuar se ku janë më të rrezikshëm.

Kapiteni Hasani, pastaj Ibraimi, Radeski etj. do të luftojnë që skuadrës t’i sigurojnë rezultat më komod për takimin e kthimit.  Shkëndija ka prej ekipeve më të mira dhe që premton se mund të jenë në pjesën më të lartë, fazën e grupeve. Skënderbeu nga Korça, ka një rival mjaft të papërshtatshëm nga Çekia, Mlada Boleslav. Ndeshja luhet në konak të skuadrës çeke dhe fillon në orën 18.00, megjithatë skuadra shqiptare shpreson në një rezultat të mirë, që do t’i jep gjasa të mëdha në ndeshjen e kthimit që të sigurojnë biletën për më tutje. Liridon Latifi, Bajram Jashanica me bashkëlojtarë të tjerë do të orvaten të nxjerrin rezultat të favorshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat