Çfarë thotë Llumnica për Prishtinën, Trepçën ’89, Feronikelin, Vllazninë, Besën...

Futboll

Çfarë thotë Llumnica për Prishtinën, Trepçën ’89, Feronikelin, Vllazninë, Besën...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:36
Ardian Llumnica

Ardian Llumnica, trajner për grupmoshat e reja në klubin e futbollit Prishtina, mendon se do të kemi një kampionat më interesant, duke e parë secilin nga këndi i saj. “Edicioni i ri gjithsesi se do të jetë shumë interesant dhe do të jetë më i miri dhe me cilësori në të gjitha aspektet, sepse klubet janë këndell me pranimin në UEFA, ngase kanë aspirata reale. Luftës për titull do t’i prij Prishtina, Feronikeli dhe Trepça ‘89,  për këtë ambicie të njëjtë serioze do të jetë edhe Drita super përforcuar dhe Llapi me nëntë përforcimet e tija. Gjilani, Liria dhe Drenica janë ato skuadrat që do të jenë stabile, por që kanë potencial t’i ikur barazhit edhe pse jo ta përbejnë mesin e tabelës.

Tri skuadrat e inkuadruara në Superligë, Flamurtari, Vëllaznimi dhe Vllaznia e Pozharanit nuk po japin shpresa te mëdha për pritjet e tyre, madje që të tria edhe financiarisht nuk mund ta kapin trendin e Superligës, sepse nuk kanë bë zgjidhje financiare të qëndrueshme, përjashtuar këtë të fundit Vllazninë e Pozharanit, e cila me përforcimet e bëra shumë skuadrave mund t’ju prish matematikat dhe pse jo të jetë pjesë e Superligës edhe vitin që vjen. Besa e Pejës, thënë realisht në këtë pozitë ku është edhe në ngjarjet brenda klubit veçse është e rënë nga liga, por se a do të mobilizohen pejanët në momentet e fundit dhe që mos t’iu ndodh ajo, që nuk iu ka ndodhë asnjëherë pasluftës (rënia) mbetet të shihet”, ka thënë Llumnica për gazetën kombëtare "Bota sot".  Ai ka përmendur për titull Prishtinën, Trepçën ’89, Feronikelin, Dritën e Llapin: “Është e sigurt që nuk do të ketë  të ashtuquajtur kampion apsolute, që do ta bëjë diferencën, sepse cilësia në mes të pretendeteve për titull dallon në nuanca të vogla”. Llumnica ka përmendur edhe një dukuri tjetër: “Një tjetër dukuri që po vërehet qysh tash është se trajnerët janë të kujdesshëm në deklarata për ambiciet e tyre, sepse disa nga ta në vitet e fundit kanë qenë kontradiktore me ata që kanë deklaruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat