Kur Cima stërvitej e nxirrte nga këmbët e tija...

Futboll

Kur Cima stërvitej e nxirrte nga këmbët e tija...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:16
Rasim Thaçi – Cima në një stërvitje para 40 vjetësh

Humoristi i mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima,  ka qenë prej futbollistëve më të mirë para 40 vjetësh! Një foto e rrallë e Cimës gjatë një stërvitje para më shumë se 40 vjetësh dhe në kushte aspak të mira. Cima ka luajtur për Flamurtarin e Prishtinës dhe Prishtinën, por si sulmues ka qenë i shkathët e më i miri në Ligën Krahinore të asaj kohe.

Një foto gjatë një stërvitje para 4 dekadave. “Besoni apo jo, nuk kemi pasur kurrfarë kushte, shumë herë duke luajtur, nxjerrnim baskia nga këmbët, bile më kujtohet një shokë i imi e nxori një çelës 13-sh nga Kopaçka”, kështu ka shkruar Cima para një kohe ndër foto që e kishte postuar. Ndërkaq, sot në Kosovë kushtet janë shumë më të mira sidomos disa fusha janë edhe me bari sintetik. Eh, sikurse Cima të kishte kushtet e sotme, sigurisht se do të fluturonte në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat