Pirlo paralajmëron Bonuccin: Milani nuk do të luftojë për titull

Futboll

Pirlo paralajmëron Bonuccin: Milani nuk do të luftojë për titull

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:23
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo, ish-lojtari i Juventus dhe Milan, me të cilat ka fituar gjithçka ishte e mundur, ka dhënë një intervistë për të përditshmen “La Repubblica”, ku ka folur edhe për transferimin e Leonardo Bonuçi nga bardhezinjtë të kuqezinjtë. “Juventus pa Bonucci-n? Mbetet skuadra që duhet mundur. është përforcuar me Douglas Costa, Bernardeschi dhe Szczesny. Ndoshta do të vijë ndonjë tjetër”. A do të luftojë Milan-i për titullin? “Nuk besoj. Kur e nis nga zero dhe merr dhjetë lojtarë të rinj, edhe pse shumë të mirë, është e vështirë të fitosh menjëherë. Duhet të luajnë bashkë, t’i pozicionosh në mënyrën e duhur në fushë. Montella do të ketë një punë stimuluese, por të vështirë. Objektivi do të jetë të kthehen në Champions”, tha Pirlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat