Kaloshi, prurja më e re te Liria

Futboll

Kaloshi, prurja më e re te Liria

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:54
Mikel Kaloshi me Erxhan Danën

Në Ohër ka mbërritur Mikel Kaloshi, 24 vjeçar. Ai, është portier dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhrat e trajnerit të Lirisë nga Prizreni, Bledi Shkëmbit. Kaloshi vije nga Tomori i Beratit, ku pati një stinor të bujshëm. Më parë Kaloshi kishte bërë karrierë edhe te Bylisi. ‘Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës së Lirisë’, ka thënë Erxhan Dana, drejtor. Kjo dhe duket të jetë prurja e fundit për këtë afat kalimtar tek skuadra ‘bardhezi’. Liria këtë vikend kthehet nga përgatitjet dyjavore në Ohër, ku kaloi një fazë intensive të përgatitjeve, për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat