Benzema do të vazhdojë kontratën me Realin

Futboll

Benzema do të vazhdojë kontratën me Realin

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 23:50
Karim Benzema

Sulmuesi francez nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.

Karim Benzema pritet të vazhdojë kontratën me Real Madridin në ditët në vazhdim, për të konfirmuar qëndrimin e tij te klubi, pjesë e të cilit është që nga viti 2009, kur erdhi nga Lyoni.

Sipas raportimeve nga Spanja, me marrëveshjen e re Benzema do të jetë i lidhur me Realin edhe për pesë vite të tjera, pasi që vazhdon të mbetet sulmuesi i preferuar i trajnerit Zinedine Zidane.

Benzema ka regjistruar 365 paraqitje me Los Blancos dhe ka shënuar 180 gola deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat