Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, beson se të tijtë mbeten ekipi për t’u mundur në Angli. Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City në veçanti kanë investuar shumë në skuadrat e tyre, përpara asaj që premton të jetë një garë tepër e luftuar gjatë sezonit të ardhshëm. “Sigurisht, ne fituam titullin e Premier League sezonin e kaluar.
Chelsea e fitoi titullin në sezonin 2014-2015 dhe më pas kampionatin e mori Leicester City, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos marrim asnjë kundërshtar me lehtësi. Sigurisht, sezoni i ardhshëm në Premier League do të jetë një sfidë e madhe për ne”, ka thënë Conte.