Keita refuzon Interin dhe Juventusin, transferohet te skuadra tjetër italiane

Futboll

Keita refuzon Interin dhe Juventusin, transferohet te skuadra tjetër italiane

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 17:37
Keita Balde

Keita Balde do të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere për të kaluar në Napoli

Napoli dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit 22 vjeçar, Keita Balde Diao.

Lojtari pëlqehej shumë edhe nga Inter dhe Juventus, por oferta e Napolit ka qenë më e mirë dhe lojtari ka pranuar Napolin, shkruan Sport Italia.

Inter dhe Juventus kishin ofruar nga 20 milionë euro, ndërsa Napoli do ta transferoi atë për dy më shumë, 22 milionë euro.

Ditët në vazhdim pritet që lojtari të kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet ky transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat