Ballafaqohen FSK Gjilan dhe Seleksioni i FFSHGj-së

Futboll

Ballafaqohen FSK Gjilan dhe Seleksioni i FFSHGj-së

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Gjithçka është gati për sfidën revyale ndërmjet Seleksionit të FSK Gjilan dhe Seleksionit të FFSHGj-së. Ballafaqimi ndërmjet tyre do të zhvillohet në kuadër të ditëve të Diasporës. Sfida do të luhet me 3 gusht në fushën e futbollit të FSK-së në Gjilan, duke filluar në orën 10.00.

Seleksioni i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, pa dyshim se do ta nderojë qytetin e Gjilanit dhe në fakt pritet të zhvillohet edhe një lojë jashtëzakonisht e mirë ndërmjet të dyja ekipeve, që pretendojnë të luajnë me lojtarë më të mirë të përzgjedhur nga trajnerët. Fundja, do të jetë një ditë e veçantë dhe ashtu si i ka hije për të nderuar ditët e Diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat