Eksponohen tre trofetë e UEFA-s

Futboll

Eksponohen tre trofetë e UEFA-s

Nga: Shaban Sinani Më: 1 gusht 2017 Në ora: 13:16
Trofetë

Në prag të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e sportit të Maqedonisë, siç është finalja e Superkupës Evropiane ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Utd, adhuruesit e futbollit në Tetovë sot patën rastin që të fotografohen me trofetë e Champions League, Europa League dhe UEFA Superkupës. Tre trofetë ishin të eksponuara në stadiumin me bar artificial tek Qendra Sportive, ku të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i njerëzve, por  të  cilët fotografoheshin  me trofetë. Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski,  në një deklaratë ekskluzive për Art Channel, theksoi se  Tetova me dy ekipe të ligës së parë ndaj edhe qytetarët e Tetovës meritojnë të shohin këto trofe.

“E dimë se Superkuapa është Shkupi 2017. Donim që të gjithë këto trofe, gjithë kjo ngjarje të jetë pjesë në gjithë shtetin tonë. Jo rastësisht sot jemi këtu në Tetovë si njëri nga qytetet më futbolldashëse në Republikën e Maqedonisë. E  dini edhe vet se ka dy ekipe të Ligës së Parë, ka ekipe edhe në ligat më të ulta, ka edhe shumë fëmijë të cilët mund të shihen edhe në këtë ngjarje. Mendojmë se qyteti i Tetovës e meriton që këto trofe të jenë pjesë e qytetarëve”- deklaroi Popovski,  sekretar i përgjithshëm i FFM-së. Karavani i FFM-se me trofetë pas dite qëndron në Ohër, ndërsa ditëve në vijim do të qëndrojë edhe në qytet tjera të Maqedonisë. Më datën  7  gusht, trofetë e UEFA-s do të eksponohen në sheshin “Makedonia” në Shkup. UEFA Superkupa do të luhet  më datë 8 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat