Kur Kozniku, ish reprezentuesi i Kroacisë, luante për këtë ekip në Kosovë

Futboll

Kur Kozniku, ish reprezentuesi i Kroacisë, luante për këtë ekip në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:32
KF Vëllaznimi i vitit 1988

Kosova ka pasur futbollistë të shumë që luajtën me sukses në klubet e mëdha. Ndër ta është edhe Ardian Kozniku apo futbollisti i parë nga Kosova që kishte përqafuar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Francë në vitin 1998.

Kozniku atëkohë luante për kombëtaren e Kroacisë, e cila zuri vendin e tretë në botë. Në fotografinë që me gjasë është e vitit 1988, Kozniku është i pesti ulur në renditje te skuadra e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, që ka dhënë shumë emra të shquar të sportit më të popullarizuar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat