Skuadrat shqiptare mësojnë rivalët për Kupë në Maqedoni

Futboll

Skuadrat shqiptare mësojnë rivalët për Kupë në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:13
KF Shkupi

Shkëndija nga Tetova futet si favoritë kundër Gostivarit, në ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Maqedonisë në futboll. Ndeshja do të luhet në Gostivar dhe Shkëndija udhëton e favorizuar.

“Takimi është përcaktuar të luhet më 16 gusht në stadiumin e qytetit në Gostivar, mirëpo i njëjti do të shtyhet shkaku i pjesëmarrjes së Shkëndijës në play - off të UEFA Europa League dhe takimit me Milanin në San Siro më 17 gusht”, bëhet e ditur nga Shkëndija. Skuadra tjetër shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, do të jetë mysafir i Tikveshit, ndërsa në Kërçovë ndeshen skuadrat shqiptare ndërmjet vete, Zajazi – Shkupi. Në Veles Boreci sfidon skuadrën shqiptare, Vëllazërimi nga Kërçova, ndërsa Struga Trim Lum – ballafaqohet me Makedonija Gj.P. Ndeshjet do të zhvillohen me 16 gusht, kurse finalja me 9 maj të vitit të ardhshëm.

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales:

Gostivari – Shkëndija

Zajazi – Shkupi

Tikveshi – Renova

Boreci – Vëllazërimi

Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P

Lokomotiva – Vardari

SSK Nova – Akademija Pandev

Kozhuv – Novaci

Vardar Negotino – EuroMilk

Bellasica – Pelisteri

Pllaçkovica – Pobeda

Osogovo – Bregallnica Shtip

Mogila Bi-Milk – Sileksi

Ohrid – Skopje Lihnidos

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat