Juventusi kishte nevojë për këtë shuplakë në fytyrë!

Futboll

Juventusi kishte nevojë për këtë shuplakë në fytyrë!

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 18:31
Lojtarët e Juves

Giorgio Chiellini beson se Juventusi do të përshtatet me sukses në mungesën e Leonardo Bonucci, duke krahasuar shitjen e mbrojtësit me nisjen e Paul Pogba, Arturo Vidal dhe Andrea Pirlo. Transferimi i Pogba te Manchester United një vit më parë nuk e ndaloi Juventusin që të fitonte titullin e Seria A për sezonin e gjashtë me radhë, ndërsa Pirlo dhe Vidal janë ndër largimet e tjera të këtij profili nga klubi bardhezi në vitet e fundit. Chiellini kishte formuar një partneritet të shkëlqyer me Bonucci në prapavijën e Juves, por qendërmbrojtësi 32-vjeçar italian këmbëngul se skuadra e Massimiliano Allegrit do të shërohet nga shitja e shokut të tij, prej 42 milionë € te Milani.

“Bonucci u largua siç bëri Pirlo dhe Vidal, apo Pogba, – tha Chiellini për “La Stampa”.– Duhet një kohë për t’u përshtatur dhe gjithashtu duhet të presim nënshkrimet e reja për t’u vendosur. Ndoshta kemi humbur diçka nga loja jonë, por kemi sulmin më të mirë.” Juventusi e rrumbullakosi fushatën e vet parasezonale me një humbje 2-0 ndaj Tottenham në Londër, të shtunën. Chiellini beson se humbja do të jetë thirrja e zgjimit, për të cilën Juve kishte nevojë përpara sezonit të ri, që starton me Superkupën e Italisë kundër Lazios, të dielën. “Humbja me “Spurs”? Ne shkuam në lojë pas tri javëve të vështira në SHBA dhe dy ditë ditë trajnimi intensiv, – shtoi Chiellini. – Unë prisja që të luftojmë, por ishte më mirë të përballemi me një ekip që luajti me intensitet. Kishim nevojë për një shuplakë në fytyrë, që të zgjoheshim nga gjumi. Objektivi është të jemi gati për Superkupën. Ne jemi më mirë tani se sa ishim sezonin e kaluar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat