Juventusi ofron 25 milionë euro për Emre Can

Futboll

Juventusi ofron 25 milionë euro për Emre Can

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:17
Emre Can

Juventusi nuk është dorëzuar për Emre Can dhe i kanë dërguar ofertën Liverpoolit prej 25 milionë eurove. 

Nuk është sekret se Max Allegri ka e do një mesfushor me emër.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve është gjithmonë më larg Blaise Matuidit të Paris Saint-Germain dhe Steven N’Zonzit të Sevillas me Emre Canin që mbetet një ndër të preferuarit.

Në anën tjetër Corriere dello Sport shkruan se gjigantët italian kanë pasur bisedime me Liverpoolin për lojtarin gjerman.

Corriere insiston se Juve i ka dërguar ofertë prej 25 milionë eurove, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet për 30 milionë.

Can është vetëm 23 vjeç dhe kontrata me Liverpoolin i skadon në verën e viti 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat