FFK paralajmëron klubet

Futboll

FFK paralajmëron klubet

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:41
Pamje nga një atmosferë në Prishtinë

Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëron klubet se deri kur mund të përforcohen me futbollistë nga shtetet e jashtme.

"Informohen të gjitha klubet e futbollit të cilat janë të interesuara për transferimin e lojtarëve nga jashtë se një gjë të tillë mund ta bëjnë deri më datë 12.08.2017 (ditë e shtunë), pasi afati kalimtar për transferime ndërkombëtare përfundon pikërisht në datën e lartshënuar", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat