Mourinho dorëzohet për Bale

Futboll

Mourinho dorëzohet për Bale

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:33
Jose Mourinho

Jose Mourinho e pranon se është e pamundur për ta transferuar yllin uellsian.

Vetëm pak ditë më parë, Mourinho ka deklaruar që do të bënte çmos për ta transferuar Gareth Bale në Old Trafford.

Mirëpo pas ndeshjes së mbrëmshme, ku “Djajtë e Kuq”  u mundën nga Real Madridi 1:2 në Super Kupën e Evropës, trajneri portugez pranoi që është e pamundur që Bale t’i bashkohet skuadrës së tij pasi dëshira e lojtarit është të mbetet pjesë e “Los Blancos”.

“Është e qartë se Reali dëshiron ta mbajë, njëjtë edhe trajneri i tyre, e po ashtu edhe lojtari nuk do që të largohet. Çdo gjë merr fund këtu”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se të gjithë e dinë tashmë se Bale do të mbetet te Reali”, ka theksuar portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat