Vëllezërit Salihi, talentët që po shkëlqejnë në Amerikë

Futboll

Vëllezërit Salihi, talentët që po shkëlqejnë në Amerikë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2017 Në ora: 16:55
Donat e Dion Salihi

Në shtetet e ndryshme të botës luajnë me mjaft sukses një numër i madh i futbollistëve shqiptar, mirëpo dy emra që po vijnë, pa dyshim janë edhe vëllezërit Donat e Dion Salihi. Njomakët punojnë me intensitet të shtuar për të përsosur edhe teknikën e lojës më të popullarizuar në botë.  Donati paraqitet për grup-moshat e reja, te Maryland United, kurse Dioni për DC United. Prindi i tyre, Jahja, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është krenar për lojën që bëjnë dhe që vlerësohen djemtë e tij nga trajnerët në Amerikë. “Donati luan për Maryland United. Donati luan mesfushor - sulmues dhe konsiderohet një prej talenteve më të përsosur në klubin e tij në moshën 9-vjeçare. Donati ka luajtur për ‘South Bowie klob’, pasi e panë talentin e tij, është kontaktuar menjëherë nga Maryland United të cilët u mahnitën për talentin e tij dhe e bënë pjesë të ekipit të tyre. Dëshira e Donatit është të luaj në futbollin profesional. Pritjet e trajnerit për Donatin janë se do të arrij shkallën më të lartë të futbollit”, tregon Jahja.

Njomakët vijnë me prejardhje nga fshati Druar i Komunës së Vushtrrisë. Donati e Dioni janë të përkushtuar në stërvitje, me synim që të jenë në formën më të mirë dhe të gatshëm për garat e grup-moshave të tyre. “Dioni ka filluar të luaj futboll në moshën 7-vjeçare në Maryland United, i cili shumë shpejt arriti t’i bind drejtuesit e klubit DC United të ligës MLS, që ta kenë atë në klubin e tyre. Tash në moshën 11-vjeçare është lojtari kryesor në ekip dhe klubi janë shumë të kënaqur me talentin e tij që po tregon. Dioni luan sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë, si dhe klubi e konsideron atë si të lindur për të luajtur sulmues anësor”, thotë Jahja.  Sipas Jahës, Dioni shihet me një sy të një talentit të madh. “Dioni shihet si një e ardhme shumë e ndritur e futbollit në Amerikë. Ku në bazë të vlerësimit që i është bërë është cilësuar një prej talentëve më të mirë, dhe janë të sigurt se do ta formojnë ekipin përreth Dionit, pasi që e kanë vlerësuar si lider i lindur. Dëshira e tij është që të luaj në futbollin profesionist”, ka thënë Jahja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat