Elita 5 mesazh Shkëndijës para ndeshjes me Milanin

Futboll

Elita 5 mesazh Shkëndijës para ndeshjes me Milanin

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 00:58
Milan Shkendija

Elita 5 ka kërkuar nga Shkëndija t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët dhe të japë gjithçka në fushë kur të takohet me Milanin në Europa League.

Arif Ziberi nga Grupi Elita 5, i ka dërguar një mesazh klubit tetovar, Shkëndijës, para ndeshjes me Milanin në “play-off” të Europa Lerague, duke u kërkuar që t’i bëjnë krenarë gjithë shqiptarët.

“Djema, prej vitit 1979, data e 17 gushtit do të jetë dita në të cilën do e bëni krenar vetën dhe gjithë Shqiptarinë. Atë ditë, nuk ka as fitore as humbje. Atë ditë luhet për ta mbrojtur nderin e shqipes dhe për ti treguar botës se ky popull i Kastriotit, zemrën luftarake di ta shfaqë edhe në fushën e futbollit. Gjithmonë me ju. Elita5”, ka shkruar Ziberi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat