Bunjaku me Schaffhausenin nuk ndalen në Zvicër

Futboll

Bunjaku me Schaffhausenin nuk ndalen në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 11:43
Imran Bunjaku me bashkëlojtarë

Skuadra e Schaffhausen-it në katër ndeshje ka po aq fitore dhe kryeson renditjen në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës. Futbollisti nga Kosova, Imran Bunjaku, luan me sukses dhe iu është gëzuar edhe një fitores, në fakt konfirmohen si skuadra që do të luftojnë për t’u ngjitur në elitë. 

Schaffhausen si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Aarau-s, e cila ka qenë edhe derbi i kësaj jave. Golat për Schaffhausen-in i shënuan: Rhyner (31’) e Cicek (47’) dhe për Aarau-n: Misic (87’). Bunjaku luajti me sukses dhe kontribuoi në fitoren e madhe të skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat