Kondogbia nuk paraqitet në stërvitje, pritet largimi i tij nga Interi

Futboll

Kondogbia nuk paraqitet në stërvitje, pritet largimi i tij nga Interi

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 22:57
Kondogbia

Mesfushori francez ka kërkuar të transferohet te Valencia.

Ka disa ditë që është përfolur për një transferim të mundshëm të Geoffrey Kondogbia në Spanjë, më saktësisht te skuadra e Valencias, ku mendohet se mund të ketë më shumë hapësira, por Interi kërkon një shumë të arsyeshme për shitjen e tij.

Kondogbia duhej të ishte në stërvitjen me skuadrën në prag të miqësores me Betisin, që do të luhet të shtunën në mbrëmje. Në këto kushte, francezi nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Vet futbollsti ka shprehur dëshirën të luajë te Valencia, ku përpara tij pritet të shkojë një tjetër futbollist i Interit, Jesion Murillo.

Por ndërsa për kolumbianin është shumë afër arritja e marrëveshjes, për Kondogbian, diferenca mes ofertës së Valencias dhe kërkesës së Interit është shumë e madhe, derisa klubet do të nisin shumë shpejt bisedimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat