Lenjani shënoi për Sionin në fitoren 9:1

Futboll

Lenjani shënoi për Sionin në fitoren 9:1

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:20
Ermir Lenjani

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, kontribuoi në fitoren e thellë të Sionit me rezultat 9:1 ndaj vendasve të Granichen-it, në 32-tën e finales së Kupës së Zvicrës në futboll. Lenjani shënoi në minutën e 34-të, duke e ngritur epërsinë në 5:1.

Për vendasit shënoi Muscia (31’), ndërsa për Sionin: Acquafresca (7’ – nga penlltia, 23’, 44’ e 46’), Pinga (13’), Maceiras (28’), Lenjani (34’), Mboyo (69’) e Morgado (79’). Ermir Lenjani luajti 55 minuta dhe Burim Kukeli tërë takimin për Sionin, kurse Lavdim Shala u paraqit 46 minuta për Granichen-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat