Zbardhet agjenda e Skënderbeut, Plaku do të udhëtojë drejt Zagrebit por…

Futboll

Zbardhet agjenda e Skënderbeut, Plaku do të udhëtojë drejt Zagrebit por…

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 17:04
Lojtarët e Skënderbeut

Skënderbeu nga Korça saktëson komplet axhendën e udhëtimit për në Zagreb. Tashmë është zyrtare, nisja e bardhekuqve do të bëhet nga aeroporti i Shkupit për të evituar transitin. Në një udhëtim që zgjat vetëm 50 minuta, lojtarët nuk do të ndiejnë as lodhjen. Natyrisht që pas prenotimit, korçarët kanë bërë edhe planet e këtij fluturimi për në Kroaci.
Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije që Skënderbeu do të niset të martën pasdite drejt kryeqytetit të Maqedonisë, atje ku do të akomodohet në hotel dhe do të kalojë natën e së martës. Në mëngjes bardhekuqtë do të udhëtojnë drejt aeroportit të Shkupit, për të marrë fluturimin e përbashkët drejt Zagrebit, pikërisht në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës, për të mbërritur në kryeqytetin kroat rreth orës 9, raporton panoramasport.
Menjëherë pas mbërritjes në Zagreb, Skënderbeu do të akomodohet në hotelin “Sheraton” të Zagrebit, ku u akomodua edhe para dy vitesh, ndërsa do të presë atje orarin e caktuar zyrtar për stërvitje dhe konferencën për shtyp në stadiumin “Maksimir”. Nga ana tjetër, në të gjithë këtë javë përgatitjesh nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri për sa i përket çështjes “Plaku”.
Sebino Plaku
Pas kritikave të sulmuesit ndaj trajnerit Daja dhe zgjedhjeve të tij pas ndeshjes kundër Mladës, lojtari vijon të stërvitet me ekipin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Ende nuk dihet nëse do të ketë një masë për sulmuesin apo jo, por mendohet se Skënderbeu nuk dëshiron të prishë balancat para një ndeshjeje kaq të rëndësishme.
Për këtë arsye, edhe Plaku është pjesë e listës që do të udhëtojë drejt Zagrebit për ndeshjen kundër Dinamos. Megjithatë nuk dihet nëse do të jetë apo jo pjesë e 18-shes, pasi këtë vendim ekskluziv Ilir Daja do ta marrë vetëm në seancën e fundit para këtij dueli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat