Organizim totalisht i dobët i ndeshjes së Superkupës së Kosovës!

Futboll

Organizim totalisht i dobët i ndeshjes së Superkupës së Kosovës!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 13 gusht 2017 Në ora: 17:44
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Prania e një numri të vogël (as 100) të tifozëve në stadiumin e Gjilanit ku u zhvillua ndeshja e Superkupës së Kosovës, dorëzimi i kupës dhe shpërndarja e medaljeve, ishte katastrofa e radhës e FFK-së në organizimin e ndeshjeve me karakter të veçantë. Në vend se FFK-ja të ndërmerr hapa konkret në sensibilizimin, perkrahjen, avancimin dhe tërheqjen e tifozerisë për këto lloj garash, ajo e bënë të kundërtën, kështu që nga viti ne vit po ia humbë rëndësinë e kësaj gare. Edhe të shtunën u dëshmua se vetë federata nuk i jep fort rëndësi kësaj gare edhe pse në këto ndeshje takohen kampioni dhe fituesi i kupës së Republikës, stafi gjysmak për dorëzimin e shpërblimeve, platoja ku do të qëndronin futbollistët ishte thjesht një dërrasë, kurrfarë pankarte që simbolizon Superkupën, data e gabuar e zhvillimit të kësaj ndeshje (koha e pushimeve dhe temperaturat e larta) etj.

Organizimi i të shtunës që e lamë pas i Superkupës, as për së afërmi nuk i ngjante një turni të ndonjë shkolle të futbollit, e lere më në Superkupën e Republikës. Këto lloj të dështimeve në organizimin e ndeshjeve, qofshin ato revyale, kaampionale apo edhe të një karakteri të veçantë, vetëm sa zvogëlojnë shikueshmërinë dhe interesimin e publikut për sportin me masovik në Kosovë, pra futbollin. Për këtë dështim dhe dështime tjera të këtij lloj, fajin e bartë kryesisht federata, dhe vetë federata duhet të jep përgjegjësi për rënien e shikueshmërisë në lojën e futbollit. Shikueshmërisë në rënie po u ndihmon edhe neglizhenca e prijësve të FFK-së në shumë çështje duke filluar që nga hezitimi për shkarkimin e përzgjedhësit pas rezultateve katastrofale dhe rrëmujën e shkaktuar në përfaqësuese, e shumë degradime tjera që janë evidentuar sa e sa herë.

Ndeshja e të shtunës ishte një pasqyrë që tregon qartë, seriozitetin dhe përgjegjësinë e kësaj garniture udhëheqëse të kësaj federate. 

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit 

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat