Paulinho i Barcelonës

Futboll

Paulinho i Barcelonës

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:06
Paulinho

Barcelona ka përforcuar radhët me futbollistin brazilian, Paulinho. Sipas shtypit spanjoll, ky është një përforcim i duhur për klubin katalunas që do të luftojë për të gjitha trofetë.  Në fakt, Barcelona ka zyrtarizuar nënshkrimin me Paulinho për 40 milionë euro. Firma e brazilianit për katër sezone do të paraqitet të enjten, në orën 14:15, në “Camp Nou”.

Ish-lojtari i Tottenham dhe Guangzhou Evergandre ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh në rast se do të largohet nga katalunasit si bashkatdhetari i tij, Neymar. Klub zbulon edhe agjendën e Paulinhos, që do të kalojë ekzaminimet mjekësore të enjten dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat