Kaçaniku frymëzohet nga ‘Ballistët’ e Shkëndijes!

Futboll

Kaçaniku frymëzohet nga ‘Ballistët’ e Shkëndijes!

Nga: K.Goca Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Duket se gradualisht po vijnë gjërat e mira në klubin e futbollit Lepenci nga Kaçaniku. “Pas ndryshimeve në kryesin e klubit tonë dhe emërimit të Fatos Vishit, shef i shtabit teknik, kësaj radhe më në fund gjërat kanë filluar të lëvizin, se moti i mirë shihet në mëngjes, nuk kishte me qenë proverb e famshme sikur mos të ishte e vërtet, një muaj pas këtyre ndryshimeve profesionalizmi dhe serioziteti brenda klubit veçse ka filluar të jetë prezent. Nga ky fakt veç ka filluar afrimi i njerëzve adekuat pranë klubit tonë që po i japin mbështetje në forma të ndryshme, tash pritet që te gjitha grupmoshat e KF Lepencit të fillojnë garat sikurse kanë garuar gjithmonë dhe të jenë burim kryesore i ekipit të parë, që deri sot kanë rrjedh shumë talent nga ekipet zinxhirë dhe sot shumica e tyre luajnë në Superligë.

Nëse para 5 viteve sa kemi qenë në Superligë, e kemi mbështetë klubin me atomin e fundit dhe jemi kanë lajmi kryesor i gazetave sportive për mbështetjen e parezervë tonën, tash kemi edhe një arsye me shumë kur e dimë për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë.  

Nëse ëndrra e sakrificës ndër vite të ‘Ballistëve’ të KF Shkëndija sot është realitet, nesër mund të jetë e jona. Në fund po e mbyllmi me fjalët e komentatorit të famshëm, Driton Shakohoxha. "E pamundur, fjalë e madhe për njerëz të vegjël qe kokulur pranojnë të jetojnë me lejen e të tjerëve dhe nuk gjejnë forcë për të ndryshuar fatin. Kur thua e pamundur nuk po thua të vërtetën, kur thua e pamundur nuk po mendon, kur thua e pamundur nuk po zotohesh për asgjë". Na prift e mbara, Forca Lepenci!!!”, shkruan në faqen e KF Lepenci – Fikshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat