Ku luhet finalja e Superkupës?

Futboll

Ku luhet finalja e Superkupës?

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Skuadrat e Superiores vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri. Kush në Shqipëri, të tjerët jashtë kufijve, në kërkim të kushteve sa më optimale stërvitore, të gjithë i kanë “ndezur motorrët”. Krejt presin startin e sezonit të ri, që stadiumeve t’u rikthehen emocionet dhe tifozët. Superkupa e Shqipërisë, e cila luhet çdo vit në fillim të sezonit, do të ngrejë edhe kësaj here siparin e futbollit elitar në Shqipëri.

Kukësi, kampion i vendit, dhe Tirana, fituese e Kupës së Shqipërisë, do të ballafaqohen me njëri-tjetrin për të duskutuar trofeun e parë sezonal. Nëse më herët ishte caktuar që kjo ndeshje të luhej në “Elbasan Arena”, ky destinacion ka ndryshuar sot nga FSHF-ja, me kërkesën e të dyja klubeve finaliste. Kështu, finalja e Superkupës së Shqipërisë së këtij edicioni do të luhet më 6 shtator 2017, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat