Nga atletika në futboll, realizohet ëndrra e Bolt, luan me Mançesterin përballë Barcelonës

Futboll

Nga atletika në futboll, realizohet ëndrra e Bolt, luan me Mançesterin përballë Barcelonës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:57
Usain Bolt

Ëndrra e njeriut më të shpejtë në planet, vrapuesit xhamajkan Usain Bolt për të luajtur me Mançester Junajtid, pritet të bëhet realitet së shpejti.

Pak ditë pasi ai i dha fund karrierës në atletikë, Bolt pritet të debutojë me “Djajtë e Kuq”, në ndeshjen e veteranëve të klubit përballë Barcelonës.

Sfida do të luhet më 2 shtator ndërmjet legjendave të dy klubeve dhe Bolt sipas “The Sun” ka marrë ftesë nga “djajtë” për të qenë pjesë e kësaj sfide.

Pavarësisht dëshirës së dy palëve mbetet për t’u parë gjendja fizike e 30-vjeçarit dhe më pas do të vlerësohet nëse ai është i gatshëm për sfidën ose jo, pasi dëmtimi në Botëror nuk ishte i lehtë.

Në fushë për Mançester Junajtid do të jenë ish-lojtarë si Edwin van der Sar, Paul Scholes, Dwight Yorke e Phil Neville. Ndërsa te Barcelona Gaizka Mendieta, Eric Abidal, Miguel Ángel Nadal, Gheorghe Popescu, Ion Andoni Goikoetxea e Julio Salinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat