Destani: Përshëndetje Shkëndija, mirupafshim në ‘San Siro’

Futboll

Destani: Përshëndetje Shkëndija, mirupafshim në ‘San Siro’

Nga: Shaban Sinani Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:37
Lazim Destani me Shkëndijen

Shkëndija e Tetovës ka mbërri në Milano, e cila me 17 gusht në orën 20.45 do të ndeshet me Milanin, në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League në futboll. “Më vjen shumë mirë që fluturimi sot na qëlloi në të njëjtën kohë. Ju fluturoni drejt Milanos, ndërsa unë drejt Dyseldorfit por patjetër që ditën e ndeshjes suaj me Milanin, takohemi së bashku në ‘San Siro’. Të dashur futbollistë, kam kënaqësinë që po ju shikoj me këtë pamje të bukur, me një veshje uniforme, siç u ka hije skuadrave të mëdha kur nisen drejt sfidave të nivelit më të lartë që njeh futbolli europian.

Përshëndetje të veçantë patjetër që meritoni ju stafi teknik Shkëndijës, nën udhëheqjen e trajnerit Qatip Osmani, i cili tashmë po e drejton skuadrën e tij të guximshme edhe në arenat europiane, përballë skuadrave elitare të futbollit botëror, siç është Milan.

Pra kështu siç po ju shoh të shoqëruar edhe nga presidenti i klubit Visar Bexheti, kam kënaqësinë të gjithëve së bashku t’ju uroj fluturim të këndshëm.

Me besimin e plotë që kam ndaj jush, uroj gjithashtu që në përballjen me Milanin, me guxim e mençuri në fushën e gjelbër ta jepni maksimumin dhe të dilni që andej, kryelartë, me dinjitet e me fitore!

Mirupafshim në ‘San Siro’”, ka thënë Lazim Destani, kryetar i klubit të futbollit Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat