Liverpooli fiton në Gjermani, bën hap të rëndësishëm drejt Ligës së Kampionëve

Futboll

Liverpooli fiton në Gjermani, bën hap të rëndësishëm drejt Ligës së Kampionëve

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 22:44
Të besuarit e Jurgen Kloop edhe pse pa lojtarin kryesor Philippe Coutinhon, arritën ta thyejnë klubin gjerman në shtypin e tyre

Liverpooli ka arritur të marrë një rezultat shumë të mirë nga ndeshja e parë play-off e Ligës së Kampionëve kundër Hoffenhaimit, duke shënuar fitore me rezultat 2-1.

Të besuarit e Jurgen Kloop edhe pse pa lojtarin kryesor Philippe Coutinhon, arritën ta thyejnë klubin gjerman në shtypin e tyre

Në Wirsol Rhein-Neckar Arena, rastin e parë të mirë e kishin vendasit kur fituan penallti në minutën e 11-të.

Por nga pika e bardhë Andrej Kramaric gjuajti në mes, por Simon Mignolet e kuptoi këtë.

Pas vetëm tre minutave Salah kishte rast të mirë që t’i kalojë në epërsi angelzët, por nuk ishte i saktë.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur mbrojtësi Alexander-Arnold shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë.

 Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë i solli dy gola të tjerë.

Liverpooli kishte disa raste të mira me Salah, Mane, Firminho e Lovren, por që golin e dytë e shënoi Milner.

Anglezi pas një tentimi të harkojë në zonë qëlloi portë për 2-0. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 74-të.

Hoffenhaim shënoi golin e shpresës me Mark Uth në minutën e 78-të.

Ndeshja e radhës zhvillohet pas një javë në Afield Road.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat