Cuculi kërkon nga Shkëndija të bëjë sa më pak gabime ndaj Milanit

Futboll

Cuculi kërkon nga Shkëndija të bëjë sa më pak gabime ndaj Milanit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:52
Ardian Cuculi

Futbollisti Ardian Cuculi kërkon nga Shkëndija të bëjë sa më pak gabime ndaj Milanit në “San Siro” dhe të paktën mos të pësojë humbje me rezultat të thellë, që e konsideron pozitive edhe disafatën minimale.

“Ndoshta në aspektin sportiv, përparësia për ne mund të jetë që kemi filluar shumë kohë më parë përgatitjet, atë më vonë dhe jemi shumë më të përgatitur. Është mirë të mos bëjmë shumë gabime dhe të përsërisim ndeshjen ndaj Vardarit”, tha Cuculi.

“Rezultati? Do të ishte mirë një rezultat pozitiv për ne. Ose të paktën edhe qoftë më e keqja të jetë humbja, një humbje minimale që në Shkup të jetë një atmosferë shumë e zjarrtë dhe të mos e kenë të lehtë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat